Vendosni fjalën kyçe....

Digjet edhe raundi i tretë, tani PS mund ta zgjedhë e vetme presidentin


Është djegur edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri.

PD-ja e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk ka propozuar asnjë emër e kësisoj nesër nuk pritet të ketë një votim për kreun e ri të shtetit.

Pas kësaj janë raundi i katërt dhe i pestë e tashmë PS-ja mund ta zgjedhë e vetme presidentin pasi i ka votat e nevojshme.

Fillimisht palët njoftuan për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri por një ditë më pas PD-ja akuzoi PS-në për prishjen e marrëveshjes.

Kjo e fundit pohoi se nuk kishte shkelur asnjë marrëveshje dhe se ajo ishte keqkuptuar nga Alibeaj.

Po kështu PS-ja ka deklaruar se nuk do pranojë asnjë emër të ardhur nga PD-ja e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit ndërsa ky i fundit ka pohuar se Alibeaj nuk është mandatuar për të negociuar për selinë blu dhe se nuk përfaqëson asgjë.