Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan tregon planet: Nesër do telefonoj Putinin dhe Zelenskyn, kjo luftë të përfundojë


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zbuluar se ka në plan të zhvillojë bisedime telefonike me homologët e tij rusë dhe ukrainas për t’i dhënë fund luftës.

Këto telefonata ai planifikon t’i mbajë ditën e nesërme më 30 maj.

Duke folur me gazetarët pas një udhëtimi në Azerbajxhan, Rexhep Tajip Erdogan tha: “Fatkeqësisht, bisedimet e zhvilluara nga delegacioni ynë me Finlandën dhe Suedinë nuk ishin në nivelin e dëshiruar”.

“Sigurisht, Rusia nuk do t’i shikojë pozitivisht këto gjëra (aderimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO). Rusia është, para së gjithash, e shqetësuar për çështjen finlandeze. Pse? Sepse ky është një vend kufitar dhe prandaj nuk e bën këtë, të mbështesin anëtarësimin e Finlandës në NATO. Në fakt, Rusia nuk e mbështeti pranimin e asnjë prej vendeve skandinave në NATO.”- citohet të ketë thënë Erdogan nga kanali televiziv NTV në një intervistë me gazetarët turq.

“Ne ëndërrojmë që kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë në paqe sa më shpejt të jetë e mundur, por duket se ngjarjet po zhvillohen negativisht çdo ditë që kalon. Të hënën do të kem biseda telefonike si me presidentin e Rusisë dhe me presidentin eUkrainës. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje palëve që të përdorin kanalet e dialogut dhe diplomacisë.”- tha lideri turk.