Një satirë thumbuese sociale ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Kanës.
“Triangle of Sadness” ose në shqip “Trekëndëshi i trishtimit” i Ruben Ostlund, që tregon modelet dhe ultra të pasurit që u dëmtohet statusi nga ngjarje të papritura është filmi që u nderua me “Palmën e Artë” të shtunën.
Kjo është hera e dytë që regjisori suedez fiton çmimin, pasi e ka marrë atë edhe në vitin 2017 për filmin “The Square”.
Çmimin për regjisorin më të mirë e fitoi artisti i Koresë së Jugut, Park Chan-wook. Park fitoi për rolin e tij në filmin kriminal erotik “Decision to Leave” ose “Vendimi për t’u larguar”.
Çmimet u përzgjodhën nga një juri prej nëntë anëtarësh e kryesuar nga aktori francez Vincent Lindon dhe u prezantuan të shtunën në një ceremoni përmbyllëse brenda Teatrit ‘Grand Lumière’ të Kanës.
Regjisori Ostlund i filmit që fitoi “Palmën e Artë” u tha gazetarëve se kishte vendosur të bënte një film që do t’i bënte njerëzit të flisnin.
“Kur filluam të bënim këtë film, mendoj se kishim një qëllim – të përpiqeshim vërtet, me të vërtetë të bënim një film emocionues për audiencën dhe të sillnim përmbajtje që provokon mendime.”- tha Ostlund sipas BBC, duke shtuar: “Ne donim t’i argëtonim ata, ne donim që ata t’i bënin pyetje vetes, ne donim që pas shfaqjes të dilnin dhe të kishin diçka për të folur.”
Filmi i tij sigurisht që ka marrë një reagim nga audienca, me agjencinë e lajmeve AFP që vuri në dukje se një skenë në veçanti ishte “duke i bërë shikuesit ose të ulërinin nga të qeshurat ose të villnin” gjatë premierës së tij.
Lista e plotë e çmimeve në Festivalin e Filmit në Kanë:
Palma e Artë
Triangle Of Sadness, regjisori: Ruben Ostlund
Çmimi i madh (TIE)
Stars At Noon, regjisori: Claire Denis
Close, regjisori: Lukas Dhont
Regjisori më i mirë
Park Chan-wook, Decision To Leave
Çmimi special i edicionit të 75-të
Tori And Lokita, regjisori: Jean-Pierre Dardenne, Luc Dardenne
Çmimi i jurisë (TIE)
EO, regjisori: Jerzy Skolimowski
The Eight Mountains, regjisorët: Felix Van Groeningen & Charlotte Vandermeersch
Aktori më i mirë
Song Kang-ho, Broker
Skenari më i mirë
Tarik Saleh, Boy From Heaven
Aktorja më e mirë
Zar Amir Ebrahimi, Holy Spider
Çmimi Camera d’Or
War Pony, regjisorët: Riley Keough & Gina Gammell
Çmimi Camera d’Or Special Mention
Plan 75, regjisori: Chie Hayakawa
Filmi më i mirë i shkurtër
The Water Murmurs, regjisori: Jianying Chen
Dokumentari më i mirë
All That Breathes, regjisori: Shaunak Sen
Çmimi special i jurisë
Mariupolis 2, regjisori: Mantas Kvedaravicius
Çmimi i jurisë së përgjithshme
Broker, regjisori: Hirokazu Kore-eda.