Liverpuli ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi mbi “problemet e papranueshme” me të cilat u përballën tifozët, të cilat çuan në vonimin e finales së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
UEFA e vonoi fillimin e ndeshjes me më shumë se 30 minuta, duke përmendur “arsye sigurie”.
Ndeshja në “Stade de France” të Parisit nuk filloi deri në orën 20:36 me Realin që mposhti Liverpulin me rezultatin 1-0.
Policia jashtë terrenit hodhi gaz lotsjellës ndërsa një numër i vogël mbështetësish u përpoqën të ngjiteshin mbi barrierat e sigurisë.
Ministri i sportit në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston, shkroi në Twitter: “Ne jemi shumë të shqetësuar për skenat shqetësuese rreth Stade de France mbrëmë dhe do të punojmë me autoritetet përkatëse për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe pse.”
Mbrojtësi i Liverpul-it, Andy Robertson, tha se organizimi i ndeshjes ishte “katastrofë”.
Policia e Merseyside tha se oficerët e saj që u vendosën në Paris dhe ndoqën ndeshjen “raportuan se shumica dërrmuese e tifozëve u sollën në një mënyrë shembullore, duke mbërritur herët dhe duke u rreshtuar sipas udhëzimeve”.
Por turmat e mëdha që mbërritën herët shkaktuan probleme.
Small number of fans running through gates at Stade de France, security unable to stop them, lots of fans still to be allowed in #ChampionsLeague #liverpool #realmadrid pic.twitter.com/Do1cwPYlig
— John Watson (@JohnWatsonSport) May 28, 2022
Oficerët e policisë së Merseyside thanë se kjo ishte “ndeshja më e keqe evropiane që kemi punuar ose përjetuar ndonjëherë”.
Grupi i tifozëve të Liverpulit, Spirit of Shankly, tha se situata ishte “krejtësisht e keqe dhe jashtëzakonisht e rrezikshme”.
Fotot në rrjet tregojnë grumbullimin e turmave të mëdha të fansave që rrinin në radhë për të hyrë brenda. Shumë pretenduan se kishin qenë në stadium disa orë përpara fillimit të ndeshjes, por u ndaluan të futeshin.
“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga problemet e hyrjes në stadium dhe prishja e perimetrit të sigurisë me të cilën u përballën tifozët e Liverpulit këtë mbrëmje në Stade de France.”- tha klubi në një deklaratë.
“Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skenat që kemi parë sonte. Ne kemi kërkuar zyrtarisht një hetim zyrtar për shkaqet e këtyre problemeve të papranueshme.”- thuhet më tej në një deklaratë të Liverpulit.