Vendosni fjalën kyçe....

Japonezi realizon ëndrrën, shpenzon 14 mijë euro për t’u dukur si qen


Një japonez shpenzoi afërsisht 2 milionë jen (14,600 euro) për një kostum qeni, sepse donte të dukej si raca e tij e preferuar e kafshës shtëpiake.

Burri, i identifikuar vetëm si Toko, punësoi një kompani japoneze të quajtur Zeppet, e cila njihet për krijimin e skulpturave dhe modeleve për filma dhe reklama, për të krijuar kostumin.

Zeppet thuhet se mori 40 ditë për të bërë kostumin pasi Toko kaloi nëpër prova të shumta për ta bërë atë si duhet.

“E bëra kostumin e qenit sepse duket i vërtetë kur e vesh.” – tha Toko në një intervistë me gazetën japoneze ‘Mynavi’.

“E preferuara ime janë kafshët katërkëmbëshe, veçanërisht ato të lezetshme. Mes tyre mendova se do të ishte mirë një kafshë e madhe pranë meje, duke qenë se do të ishte një model realist, ndaj vendosa ta bëj qen. Kam përmbushur një kusht të tillë dhe bëra një kostum që ngjason me ‘collie’, raca ime e parapëlqyer e qenit.” – tha ai.

Një punonjës i Zeppet tregoi se si ekipi i tij arriti të gjente mënyra se si figura e një qeni mund të korrespondojë me atë të një njeriu.

“Çështja është se skeleti i një qeni mund të riprodhohet në skeletin e një njeriu po kjo nuk është e lehtë. Meqenëse struktura e skeletit është shumë e ndryshme, ne shpenzuam shumë kohë duke studiuar se si ta bëjmë atë të duket si një qen.” – tha punonjësi për median.

“Përveç kësaj, ne mbledhim fotografi të marra nga këndvështrime të ndryshme në mënyrë që veshja e bukur e ‘collie’ të mund të riprodhohet dhe të krijohet në mënyrë që veshja të rrjedhë natyrshëm.”

Toko postoi një video të tij me kostumin muajin e kaluar, ku shihet duke tundur putrën dhe duke u rrotulluar rreth dyshemesë.