Aktivistja konservatore Evi Kokalari ka njoftuar largimin nga Shqipëria dhe përmbylljen e veprimtarisë së saj në Tiranë.
Në një shënim në Facebook ajo shkruan se vetëm një PD vërtet konservatore mund ta nxjerrë Shqipërinë nga moçali i korrupsionit.
Kokalari thekson se një PD e qendrës apo e qendrës së djathtë do jetë vijim i asaj që është parë deri tani, parti pazaresh.
“Urime kryesisë së re të PD. Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve. Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit. Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve. Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja. Duke shpresuar për më të mirën, Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.” – shkruan Kokalari.