Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku humbën jetën dy persona.
Nga ky aksident kanë ndërruar jetë një 57-vjeçare me inicialet N. Sh. dhe u plagos një 20-vjecare me inicialet R. Ç.
Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin që drejtonte automjetin.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.