Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione Europe në kampionatin që po zhvillohet në Tiranë.
Sportistja ka marrë medalje ari në shkëputje për peshën deri në 55 kilogramë.
Në vendin e dytë u rendit peshëngritësja ukrainase Konotop ndërsa në vendin e tretë Sterck e Belgjikës.
Veli ngriti 95 kilogramë në shkëputje duke merituar medaljen e artë.