Një ndeshje boksi në Brooklyn, New York të shtunën në mbrëmje shkoi keq pasi në përfundim të saj pasoi një rrëmujë e madhe.
Disa spektaktorë u plagosën pasi turma vrapoi për të shpëtuar kokën pas të shtënave të dyshuara që ndodhën pranë vendit të ndeshjes.
Por sipas një zëdhënësi të NYPD, i cili foli për ‘The New York Post’, raportet se kishte një sulmues aktiv ishin ‘të pasakta’.
“Është një rrëmujë e madhe në turmë. Nuk ka të shtëna. Askush nuk është qëlluar jashtë Qendrës Barclay.” – tha zëdhënësi.
Për fat të keq, megjithatë, shumë njerëz u dërguan me urgjencë në spital me lëndime sipas ESPN, me një zënkë që shpërtheu ndërsa njerëzit po largoheshin nga qendra Barclays duke shkaktuar rrëmujë.
Videot në mediat sociale treguan anëtarët e turmës duke u përplasur me njëri-tjetrin dhe sende të tilla si këpucë të mbetura në dysheme pas kësaj.