Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha medias holandeze NOS të premten se kryeministri holandez Mark Rutte duhet të sqarojë nëse Ukraina ka një të ardhme në Bashkimin Evropian.
Rutte është një nga disa politikanë të lartë të BE-së që kanë hedhur dyshime mbi një pranim të shpejtë në bllok për Ukrainën.
Rutte foli me Zelenskyn me telefon të enjten, dy javë pasi ai praktikisht iu drejtua parlamentit ukrainas në Kiev. Rutte shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë, por nuk ofroi ndonjë të dhënë nëse aplikimi i Kievit për anëtarësim në BE do pranohej në të ardhmen e afërt.
“Unë i thashë shumë hapur atij: Nëse mendoni se nuk ka vend për ne në BE, atëherë duhet ta thoni qartë. Ju me të vërtetë na ndihmoni dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë por për sa i përket BE-së, ju qëndruat i heshtur për të gjitha gjërat që donim të dëgjonim.” – tha Zelensky për NOS.
“Anëtarësimi në BE është një shenjë fuqie në luftën që po bëjmë kundër Rusisë në vend.” – tha ai.
Rutte ka paralajmëruar më parë se përshpejtimi i anëtarësimit në BE për Ukrainën, siç ka sugjeruar Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen se do të ndodhë, – do ishte e padrejtë ndaj shteteve kandidate afatgjatë si Turqia dhe Mali i Zi.
Duke iu drejtuar ligjvënësve holandezë në fillim të këtij muaji, Rutte tha se Ukraina do duhet të zbatojë shumë reforma përpara se të konsiderohet një kandidat i mundshëm dhe se kandidatura është tani për tani shumë larg për Kievin.
Ministri i Çështjeve Evropiane të Francës, Clement Beaune gjithashtu deklaroi në fillim të këtij muaji se Ukrainës mund t’i duhen ‘15 ose 20 vjet’ për t’u bashkuar me bllokun evropian, ndërsa ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock paralajmëroi në mars se ‘bashkimi me BE-në nuk është diçka që mund të bëhet në disa muaj’.
Historia e korrupsionit e Ukrainës shihet si një pengesë kryesore për anëtarësimin në BE. Vendi renditet si më i korruptuari në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë.
“Si e dini se ka korrupsion në Ukrainë? A jetoni ketu?” – tha Zelensy kur u përball me faktin se këto akuza për korrupsion janë shkruar në ‘raporte zyrtare’, u përgjigj Zelensky.
“Po, ka probleme. I keni në shumë vende. I keni edhe në shumë vende të BE-së. Ka reforma që ne ende duam dhe duam t’i zbatojmë.” – shtoi Zelensky.