Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: E dija që PS-ja do e hante fjalën për presidentin


Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka deklaruar për mediat se vendi humbi një mundësi të mirë për të pasur një president që do kishte legjitimitetin e duhur.

Sipas Alibeajt kjo erdhi pas tërheqjes së njëanshme të PS-së nga procesi i dakordësuar më herët në tavolinë.

“Në momentin kur ne ofruan rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famëzeza të 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës.” – tha Alibeaj.

Më tej demokrati theksoi se e dinte se PS-ja do e hante fjalën e dhënë duke shtuar se pavarësisht kësaj nuk është i penduar për pjesëmarrjen në proces.

“Nuk jam i penduar që morëm pjesë në proces. I tallur jo e jo. Ne kishim përballë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe ai meriton seriozitet. Ju mund të thoni a e dinit që këta do e hanin fjalën? Edhe e dija. Morëm pjesë në proces për të mos vijuar me historinë e bojkotit. Ne e kishim detyrimin ndaj shqiptarëve.” – shtoi kreu i grupit parlamentar demokrat.