Gazment Bardhi ka sulmuar përmes një postimi në “twitter” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bardhi shkruan se Berisha para se të lëshojë akuza ndaj të tjerëve, duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut të tij për ngushëllim, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.
Bardhi thotë se ish-kryeministri është përgjegjësi kryesor për 26 të vrarët në Gerdec, ndërsa thekson se koha kur çdo punë e emërim kalonte nga zyra e djalit të tij ka mbaruar me vendimin e DASH-it për ta shpallur atë “non grata” vitin e kaluar.
“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën t’i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”- shkruan Bardhi.