Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: Flisni për non-gratat e opozitës po qeverisni vetë si non-grata


Në seancën e sotme plenare u diskutua raporti i veprimtarisë së Komisionerit Publik për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2021.

Deputetja Grida Duma u ndal në diskriminimin politik si një nga format më të përhapura në vend.

Sipas saj, për bindje politike njerëzit nuk kanë akses në shërbime apo janë hequr nga ndihma ekonomike vetëm pasi janë me PD-në.

Ajo iu drejtua opozitës duke thënë se ka një “nongrata” në radhët e saj, ndërsa qeveria po ashtu po qeveris me “nongrata”.

“Në qoftë se do t’u kërkoja secilit nga ju se çfarë mbani mend nga përfaqësuesit e qeverisë dhe kryeministri, gjithçka që do të thoni është që ai i drejtohet opozitës me një nongrata, ‘ju keni non grata, keni non grata’. Kam shumë reflektim për këtë hipokrizinë, kapakun e pusetës, të gjitha bashkë. Ne këtu jemi trupa e vetme, ndoshta më e mira, që kemi përgjegjësinë që të monitorojmë gjërat nëse bëhen apo nuk bëhen. Por ne jemi kthyer në individë dhe në kartona që përshkruajnë gjithçka. Ne jemi hipokrizia më e lartë, ne edhe në raportet institucionale kemi rekomandime. Asnjëherë në këtë sallë nuk masim produktin. 

Pika e parë e diskriminimit është për bindje politike. Ju që flisni për non-grata, ju qeverisni me non-gratat. Ju jeni non-grata qeverisje totalisht.

Ju flisni për diskriminim racor, etnie, etj… kur këtu kryeministri del e thotë ju nuk do merrni asgjë keni këto vlera, flet si Jeffersoni.

Në këtë vend ajo që keni mësuar ju votuesit është se po të jesh me PD-në dhe po të jesh me opozitën do të heq nga ndihma ekonomike.

E dini mirë ju kolegë socialistë se keni bërë listat me patronazhistët dhe keni thënë atë të atyre hiqeni nga lista dhe këtë tonin futeni në listë.

Edhe shkojmë ne në periferi dhe në zoat e varfra dhe dëgjojmë shyqyr që erdhët ju se ne jemi non grata për këtë vend, se ne jemi non grata për ndihmën ekonomike, ne jemi non grata për tek spitali, po nuk njohe njeri në këtë vend je non grata.”- tha Duma.