Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol makinës së ekonomistit të kazinosë në Vlorë (Video)


Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Një sasi e dyshuar lënde plasëse i është vendosur një mjeti në ‘Lagjen Pavarësia’.

Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit ndërsa nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Mjeti të cilit iu vu lënda plasëse është në pronësi të një personi të identifikuar si Ermal Kasa.

Ky i fundit është nga Elbasani dhe punonte si ekonomist në një kazino në qytetin bregdetar.

Njoftimi

“Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

*Video Credit: Syri