Vendosni fjalën kyçe....

Korreshi tregon rastin në Lushnjë: E pushuan vetëm se ishte miku im, vendimi për ta rikthyer në punë erdhi pasi vdiq


Gjatë seancës së sotme plenare ku po diskutohet mbi diskriminimin, deputeti i PD-së Saimir Korreshi u ndal në punësimet në administratën publike, ku sipas tij punësohen militante të PS-së.

Korreshi solli shembullin e një të afërmit të tij, cili ishte pushuar nga puna vetëm për shkak të miqësisë së tyre. Dhe kur u vendos për rikthimin e tij në detyrë, ai ishte ndarë nga jeta.

“Administrata publike është kthyer në ndërmarrje ku punësohen militant të PS. Shumicën prej tyre po ta pyesësh nuk e dinë se ku punojnë.

I përzënë punonjësit e specializuar. Është rasti në Lushnjë, kishte 23 vite si punonjës në bashki dhe e hoqën. Pasi ankimoi, erdhi vendimi për rikthimin në punë, por si përherë shumë vonë sepse personi kishte vdekur. I erdhi vendimi për rikthim në punë por pasi kishte vdekur. Dhe përse? Sepse kishte lidhje gjaku me mua. Mos hajdeni në parlament kur nuk e dini realitetin. Hajdeni dhe shikoni sesi po ndryshohen vendet nëpër administratë. Shqiptarët po vuajnë, administrate është për të ardhur keq.”-tha Korreshi gjatë fjalës së tij.