Në Kongresin e Partive Popullore Evropiane që zhvillon punimet më datë 31 Maj – 1 Qershor, në Roterdam Partia Demokratike Shqiptare nuk ka dërguar asnjë delegat.
Sipas një dokumenti të publikuar shihet se PD-ja do ketë zero delegatë me të drejtë vote.
LDK-ja e Kosovës do ketë 3 delegatë pa të drejtë vote në këtë kongres.
Nuk dihen nëse arsyet që PD-ja në Shqipëri nuk ka çuar delegatë apo është një gabim në listë i cili pritet të ketë ndryshime pasi dokumenti i publikuar mban datën 18 maj.
Më herët deputeti i CDU-së Gunther Krichbaum pjesë e Partive Popullore mbajti një qëndrim kritik ndaj Sali Berishës duke thënë se do ndërpresin bashkëpunimin me PD-në nëse i kthehet të kaluarës.
“Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit.
Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara”-deklaroi Gunther Krichbaum .