Vendosni fjalën kyçe....

Nëna kërkon djalin 14-vjeç në polici: Iku dje nga banesa dhe nuk është kthyer më


Një fëmijë në Tiranë është zhdukur që prej ditën e djeshme, duke humbur kontaktet me familjarët.

Ka qenë nëna e tij ajo që ka bërë denoncim në polici se djali i saj i moshës 14-vjeçare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 29.05.2022 shtetasja Sh. S., 34 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi L. S., 14 vjeç.”– thuhet në njoftimin e policisë.