Pas djegies së tre raundeve të zgjedhjes së presidentit me konsensus, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale.
Tani që maxhoranca do të shkojë e vetme drejt një emri për kreun e ri të shtetit, Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama do të çojë një “tradhtar/e” në Presidencë që do të shesë sipas tij kufijtë detarë.
“Rama do të çojë një tradhtar(e) në Presidencë, që të shesë kufijtë detarë!
Sot tradhtia konsumoi në parlament gjoja raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit pa kandidatë në vijim të farsës së tradhtisë.
Qëllimi i Histerisë së Ramës për shkarkimin e Presidentit Meta është tashmë shumë i qartë e në dritën e diellit dhe ishte vetëm e vetëm shitja e kufirit detar.”- shkruan Vasili.
Megjithatë nënkryetari i LSI-së shton se “Ramën e gënjen kot mendja” sepse sipas tij Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk shiten kurrë se i përkasin popullit.
Postimi i plotë i Vasilit
Rama do të çojë një tradhtar(e) në Presidencë, që të shesë kufijtë detarë!
Sot tradhtia konsumoi në parlament gjoja raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit pa kandidatë në vijim të farsës së tradhtisë.
Qëllimi i Histerisë së Ramës për shkarkimin e Presidentit Meta është tashmë shumë i qartë e në dritën e diellit dhe ishte vetëm e vetëm shitja e kufirit detar.
Të gjithëve Rama ju duk arrogant dhe psiqikisht jo stabël, por jo jo nuk është as njëra dhe as tjetra Rama është qartësisht një tradhtar i mirëkalkuluar në qëllimet dhe përfitimet e tij të errëta.
Ministri jashtëm grek Dendias nxori sheshit gjithshka kur tha:
“Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm.
Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.
Pas pak ditësh Rama do të zgjedhë gjymtyrën dhe instrumentin qorr, që ja realizon qëllimet e tij të zeza tradhtarë në presidencë.
Kushdo, që mbështeti dhe mbështet këtë farsë tradhtie u bë realisht bashkëfajtor në këtë tradhti të lartë të projektuar nga Rama.
Ramën e gënjen kot mendja sepse Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk shiten kurrë se i përkasin popullit që i ka mbrojtur me gjak dhe do t’i mbrojë përsëri deri në fund.