Pranga tre personave në Durrës, akuzohen se shisnin drogë në lokal


Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë 41-vjeçari me iniciale V.K. pasi sipas policisë e përdorte lokalin e tij në Maminas për shitje lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë dhe dy të rinjtë, 21-vjeçari B.I. e 22-vjeçari L.K., banues në Durrës të cilët e shisnin drogën e dyshuar heroinë e kokainë.