Vendosni fjalën kyçe....

Rithemelimi: Rama-Basha shpërndajnë dezinformata, PPE-të mbajnë qëndrim neutral prandaj nuk na ftuan zyrtarisht


Komisioni i Rithemelimit nëpërmjet zëdhënëses Floriana Garo ka reaguar lidhur me mos pjesëmarrjen me të drejta votimi në Kongresin e Partive Popullore Evropiane që zhvillon punimet në Roterdam.

Fillimisht në reagim thuhet se dalja e lajmit ka qenë dezinformim nga Rama Basha duke i quajtur lajmet trillime.

Por më pas në deklaratë thuhet se PPE-ja mban qëndrim neutral me zhvillimet e brendshme në PD prandaj ka vendosur të mos ftojë në Kongres një delegacion zyrtar deri në zgjidhjen e përfaqësimit zyrtar.

Në reagim shtohet se PD-ja do përfaqësohet me 3 delegatë nga forumet.

Deputetët e PD-së të futuar si pjesë e forumeve janë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku.

Reagimi i plotë:

Njoftimet e zyrës së dezinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE)

janë trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD.

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.