Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj komenton kryesinë e re: Nuk quhet hapje, një pjesë e mirë janë të Foltores


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka komentuar zgjedhjen e Kryesisë nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike.

Shehaj tha se emrat e Kryesisë së re janë shumica nga “Foltorja” dhe kjo nuk mund të quhet hapje.

“Pjesa më e madhe që u zgjodhën në Kryesinë e PD, një pjesë e mirë janë pjesë e Foltores. Kjo nuk mund të quhet hapje, se themi dot, por unë jam besimplotë se hapja duhet të ndodhë.

Nëse duam të fitojmë duhet të ndodhë. Nëse duam që të zgjerojmë dhe të afrojmë brenda PD-së një pjesë më të gjerë të shoqërisë shqiptare normalisht që duhet ta bëjmë” – deklaroi Shehaj në Syri TV.