Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia në Fushë Arrëz, vdekja e nënës me dy vajzat dyshohet se erdhi nga defekti i lavatriçes


Zbulohet shkaku i tragjedisë së ndodhur në Fushë Arrëz ku humbën jetën nëna me dy vajzat, pasi i zuri korrenti në dush.

Sipas Balkanweb, një grup ekspertësh nga Tirana kanë dalë në përfundimin se një defekt elektrik në lavatriçe, është bërë shkak për vdekjen e 3 anëtareve të një familjeje.

Sipas ekspertëve, për shkak të defektit të lavatriçes linjat hidraulike prej metali kanë përcjellë energjinë dhe tek dushi, në një kohë kur vajza e madhe Sidorela ka qenë në dush.

Kjo solli vdekjen fillimisht të saj, dhe më pas motrës dhe nënës që i shkuan në ndihmë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e kaluar, duke tronditur gjithë opinionin publik.

Nëna Prendushe Kola la pas edhe dy djem të moshave 12 dhe 17 vjeç, ndërsa bashkë me vajzat e saj u përcoll dje për në banesën e fundit.