Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj debaton me Felajn: Kush je ti që më pret mua fjalën, e di vetë për çfarë flas


Shoqërohet me debate mbledhja e sotme në Konferencën e Kryetarëve, ku po diskutohet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Drejtuesja e mbledhjes Ermonela Felaj debatoi me deputetin e PD-së Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit kërkoi fjalën dhe nisi të fliste për kërkesën e tij për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.

Mirëpo Felaj konsideroi se ai nuk po fliste për pikën për të cilën po diskutohej, që është caktimi i datës për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit.

Pjesë nga debati:

Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj

Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të miratuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’tju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.

Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet.

Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të dittës

Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën.

Alibeaj: A mund të shprehem?… S’më respekton ti mua, me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë.

Felaj: Mua më detyron rregullorja t’ju pres fjalën.

Alibeaj: Kush je ti që më pret fjalën mua. (Debati vijoi për disa minuta derisa Felaj u dorëzua dhe e lejoi Alibeajn të fliste për atë që dëshironte).