Detaje të reja kanë dalë nga gjetja e një trupi të pajetë në Shkodër.
Gruaja është gjetur e pajetë në një livadh në zonën e “By Pass-it” në Shkodër, në vendin ku qëndron komuniteti rom.
Sipas Policisë nga këqyrjet paraprake, në trupin e vajzës janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ajo ka disa ditë që ka ndërruar jetë.
Policia bëri me dije trupi i pajetë i përket shtetases L.Q 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër, është gjetur i pjesërisht e dekompozuar.
Po ashtu thuhet se motra e viktimës në 18 Maj e ka denoncuar në polici si të zhdukur pasi ka humbur kontaktet me të.
Sipas policisë ajo jetonte në banesën e motrës së saj.