Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Durrësit liron nga burgu Ballist Morinën


Lirohet nga burgu Ismail Morina, tifozi i kombëtares Kuq e Zi i njohur si “Ballist Morina”.

Ai u arrestua nga policia paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën.

“U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës.”– tha avokati i tij, Gramoz Lika.

Ismail Morina u ndalua në Kukës më 25 Maj pasi rezultonte në kërkim sepse kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Durrësit kishte vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës për lirimin me kusht duke caktuar vuajtjen e dënimit me 5 muaj e 12 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.