Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma për zgjedhjen e presidentit: Tallje e madhe, hiqni rregullin për 20 firma


Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma akuzoi maxhorancën socialiste se është tallur me opozitën në tre raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Gjatë fjalës së saj, Duma kërkoi që të heqej kushti i mbledhjes së 20 firmave për të propozuar një emër dhe t’ja lënë opozitës zgjedhjen e kandidatit, sepse sipas saj, 20 firmat mund t’i mbledhë secili.

 “Kjo është kthyer në teatër të madh. Personalisht si pjesë e opozitës I kam me publikun, i kam me demokratët. Madje më shumë me demokratët. Ju zoti Balla e mbaruat fjalën duke thënë se ju si opozitë me spekulim të pastër mund të keni qasjen që përmes presidentit të mund të krijoni zgjedhje të parakohshme. Dhe kjo është një rrugë me shumë kthesa dhe ju e dini se procedurialisht… jo se nuk e kemi qëllim, qëllim e kemi që çdo sekondë e kemi që t’ua shkurtojmë jetën e mirë do bëjmë. Por… Jetën politike se për politikë jemi mbledhur këtu, nuk jemi mbledhur për rendin e komisioneve. Po flasim për presidentin dhe kjo është thelbësisht politike.

Është etike të them që opozita e ka këtë qëllim e kështu duhet të ekzistojë. Ashtu sikundër nuk kam asnjë dyshim që qëllimi juaj si pozitë të vendosni shkopinj e të përçani opozitën.

Ajo që thoni ju është tallje e madhe. Pse? Sepse thoni na sillni një herë një emër e nuk dihet nëse ne do e votojmë apo jo. Ju e kuptoni pse është tallje dhe çështja është ta kuptojnë dhe shqiptarët.

Te emri konsensual ai negociohet, nuk kërkohen 20 firma deputetësh, se 20 firma i ka çdo deputet që mund t’i mbledhë.

Kjo nuk është negociatë e dakordësi…president që duhet të heqë kapelen para jush.

Ju do e zgjidhni presidentin me 71 vota, ajo që do shohim ne, ka rëndësi që ai ka nisur e zgjidhet me votat e njërës palë, është i detyruar që t’ju përulet juve, zgjidhja do kishte qenë pa 20 firmat, me kushedi nuk është negociata, ju jeni tallur me ketë situatë.

Fakti që nuk merrni pjesë është të djegim raundet e këtyre e që e thoni kaq publikisht e thoni nuk morët pjesë se nuk përfaqësoheni apo përfaqësoheni. eshtë tallje e vetëdijshme.

Ka dhe një javë kohë, lërjani opozitës, dakordësoni emrin pa 20 firma.”- deklaroi Duma.