Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi, Vokshi dhe Pollo në Kongresin e Partive Popullore në Rotterdam: Po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të rajonit


Këtë të martë një delegacion nga Partia Demokratike, po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore në Holandë.

Sikurse vihet re në fotot e mëposhtme, pjesë e delegacionit nga PD janë deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Genc Pollo.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.

“Në Rotterdam, i ftuar në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Europiane.

Momentalisht po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.

Pjesë e panelit aktual janë Zj. Doris Pack, presidente e Institutit Robert Schuman dhe bashkëpunëtorë e partnerë të tjerë të këtij instituti.

Gjithashtu në panel ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i European Democrat Students, Z. Ivan Botoucharov dhe Zj. Tatiana Poliak-Grujic nga Visegrad Insight – një platformë analitike dhe debati që gjeneron politika orientuese për Europën dhe partnerët euroatlantikë.

Më herët kisha kënaqësinë të isha pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me temë ‘Lufta ruse dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor’, me panelistë Z. Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën dhe Zj. Majlinda Bregu, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.”- shkruan Këlliçi.

Më tej ai shton se paneli i të ftuarve moderohej nga Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Popullore Europiane, Patrick Voller.