Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon për takimin me Thaçin në Hagë: I çova libra, ishte në superformë


Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën e tij në Hagë ku u takua me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se Thaçi ishte në gjendje të mirë fizike dhe emocionale.

Kreu i qeverisë zbuloi edhe dhuratën që i bëri ish-Presidentit kosovar.

Rama: Në fakt, ishte tek ai formulari që plotësova, shkruajta më ka marrë malli. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli. Sinqerisht

Fevziu: I lejohet një kryeministri të shkojë në një paraburgim.

Rama: Përderisa më lejuan, shkova. Unë besoj që ishte gjëja e duhur në aspektin e detyrës, pavarësisht se shtysa e brendshme ishte në aspektin vëllazëror.

Fevziu: SI ishte Hashim Thaçi.

Rama: Ishte në superformë fizike dhe emocionale. Mu duk jashtëzakonisht mirë. Sikur ishte rinuar. Faktikisht ka një jetë e cila përtej izolimit që është një diçka shumë e rëndë, me orare me regjim, me ushtrime, me lexime, pa ato streset e punës. Nuk po them që është më mirë atje se sa çdo të ishte në Prishtinë, pasi do ishte e tepërt. Mu duk vërtetë në formë.

Fevziu: Qëndruat disa orë, për çfarë biseduat?

Rama: Kemi folur për shëndetin. Më ka treguar që për herë të parë që ka bërë analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat më optimale. Më ka treguar për stërvitjen fizike, leximet që bën. Kemi folur për libra të ndryshëm.

Fevziu: I çove dhuratë?

Rama: I çova një arkë të madhe me libra. I çova një mori librash, që lidhen me historinë e shqiptarëve, tek librat që kanë dalë për Zogun, libra për Ballkanin e kështu me rradhë. Besoj do t’i pëlqejë.