Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Kamzën orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një sasi lënde shpërthyese i është vënë një mjeti luksoz tip ‘Audi Q7’ të parkuar në Bulevardin Blu.
Sipas dëshmitarëve shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm dhe është dëgjuar në largësi nga vendi i ngjarjes.
Nga shpërthimi mjeti është dëmtuar rëndë ndërsa ka pasur dëme materiale edhe në disa dyqane në zonë.
Njoftimi
“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”