Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e presidentit të ri/ Taulant Balla: Propozoj 4 Qershorin për raundin e katërt


Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka propozuar datën 4 Qershor për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Fjala ime është në dy pjesë. Pjesa e parë është për rendin e ditës dhe e dyta për t’iu përgjigjur z.Mediu.

Rendi i ditës i miratuar në fillim të kësaj mbledhje të Konferencës së Kryetarëve ka qenë pikërisht caktimi i raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës unë propozoj që raundi I katërt për emërimin e presidentit të Republikës të zhvillohet ditën e shtunë me datë 4 Qershor, ora 18:00.

Lidhur me pikën e dytë për rendin e ditës, afati i dorëzimit të kandidaturave të jetë data 4, ora 12:00 në Sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që afati i shqyrtimit të kandidaturës në Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike e të Drejtave të Njeriut të jetë ora 16:00, data 4 Qershor 2022.

Kjo ka të bëjë strikt me procedurën.”- u shpreh Balla.