Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 Marsit/ KAS gjobit kryebashkiaken e Lushnjës dhe Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë


Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur kryetaren e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, dhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Gelardina Prodani.

Përmes një njoftimi për mediet, KAS bën me dije se Sefa është gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh.

Ndërsa Prodani ka marrë një gjobë prej 25 mijë lekësh në lidhje me shkeljet administrative gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Ndërsa procedimi administrativ ndaj ministres Ogerta Manastirliu është pushuar.

NJOFTIMI I KAS

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kandidates për kryetar bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë, zj. Eriselda Sefa në vlerën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 1, datë 23.05.2022 të KShZ dhe vendosjen e sanksionit administrativ të mbështetur në pikën 1 të nenit 172 të Kodit Zgjedhor në vlerën 100000 (njëqindmijë) lekë.

Gjithashtu, mbështetur në pikën 1 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor, KAS vendosi sanksionin administrativ ndaj Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zj. Gelardina Prodani në vlerën 25000 (njëzet e pesëmijë) lekë dhe mbështetur në pikën 2 të nenit 171 të Kodit Zgjedhor vendosi sanksionin administrativ ndaj Drejtorit të Spitalit Ïhsan Çabej” Lushnje, z. Perin Vogli në vlerën 2500 (dymijë e pesëqind) lekë.

KAS vendosi pushimin e procedimit administrativ ndaj subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Zj. Ogerta Manastirliu.