Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e avionit, gjendet pas 24 orëve kërkimeve avioni i nisur nga Kroacia


Pas kërkimeve intensive pas avionit Cessna, të cilat zgjatën pothuajse 23 orë pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, ekipet në teren konfirmuan zbulimin e rrënojave të avionit, në të cilin humbën jetën të 4 pasagjerët.

Pas kërkimeve intensive për avionin Cessna, i cili, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, zgjati pothuajse 23 orë, sot në orën 10:50 një dron ka zbuluar mbetjet e avionit (krahët, bishtin, pjesët e kabinës) në një lokacion në jug të Broçanska kosa. Pas raportimit, ekipet tokësore u dërguan për të konfirmuar informacionin, njoftoi Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

Policia ka siguruar zonën. Në avion ndodheshin 4 persona, një zviceran, dy gjermanë dhe një person me nënshtetësi kroate, raportuan mediat kroate.

“Fatkeqësisht është konfirmuar se të gjithë pasagjerët e avionit CESSNA kanë humbur jetën dhe hetimet policore janë duke u zhvilluar”, tha Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

“Që nga raporti i Shërbimeve Kroate të Navigacionit Ajror, i cili dje, më 29 maj, në orën 11:40 informoi Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile për avionin e zhdukur në veri të Rakovicës dhe pas reagimit të menjëhershëm të Qendrës Operative të Mbrojtjes Civile dhe ngritjes së forcave operacionale, në kërkim morën pjesë rreth 400 persona, u formuan 38 ekipe me 10 persona, të përbërë nga pjesëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes Shtetërore për Mbrojtjen Civile, HGSS, policia, zjarrfikësit dhe gjuetarët që njohin terrenin të cilët ofruan informacione të dobishme”, thuhet në deklaratë.

I gjithë kërkimi u koordinua nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile, e cila formoi një bazë operative me një mjet komunikimi komandues.