Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një fabrikë në Omaha, qyteti mbetet pa energji elektrike (PAMJET)


Një zjarr ka shpërthyer në një objekt kimik në Omaha, në shtetin amerikan të Nebraskës, duke lënë pa energji mijëra banorë të qytetit.

Sipas departamentit të zjarrfikësve të qytetit, zjarri në uzinën Nox-Crete u raportua rreth orës 19:00 të së hënës.

“Për shkak të shpërthimeve dhe tymit”– njerëzit në rrugët aty pranë u këshilluan të evakuoheshin. Kryqi i Kuq po ofron ndihmë për banorët vendas.

Një përpjekje e madhe për shuarjen e zjarrit është ende në vazhdim. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Fabrika ku ka ndodhur incidenti prodhon veshje, ngjitës, forcues të lëngshëm dyshemeje dhe produkte të tjera kimike për industrinë e ndërtimit.

Departamenti i Zjarrfikësve në Omaha tha se “ka disa kimikate që digjen“. Ka pasur gjithashtu raporte se karburanti mund të rrjedhë në sistemin e ujërave të zeza.

Sidoqoftë, Menaxhimi i Emergjencave të Qarkut dha siguri të martën se “në këtë kohë zjarrfikësit në vendngjarje kanë këshilluar se nuk ka shqetësime për toksicitetin”.

Distrikti i Energjisë Publike në Omaha tha se incidenti la pa energji elektrike 2 mijë e 382 klientë që jetonin në afërsi të fabrikës. Disa orë më vonë, pjesës më të madhe iu rikthye energjinë elektrike.

“Midis 250-300 klientë do të mbeten pa energji derisa zjarri në afërsi të kontrollohet.”- tha operatori i rrjetit.

Një hetim për shkaqet e zjarrit është duke u zhvilluar, me autoritetet që i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion për zjarrvënie të mundshme të telefonojë në linjën e saj telefonike.