Vendosni fjalën kyçe....

Arrestime në Sarandë për çështjen e pronave, arrestohet zyrtarë shtetërorë, noteri e tre qytetarë


Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës , P. Zhoga, është arrestuar këtë të mërkurë.

Gjithashtu mësohet se në pranga ka rënë edhe R. A juriste ne ASHK Sarande, dhe A. A, me profesion noter.

Polica ka ekzekutuar urdhër arrestet e të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Arrestime janë kryer edhe në Kadastër.

Operacioni për ekzekutimin e urdhër arresteve është bërë nga hetimet e Prokurorisë së Sarandës për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë publike.

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për qytetarë shtetasit Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët dyshohen se janë përfitues të tokave përmes dokumenteve të falsifikuar.