Kryetari i PD-së Sali Berisha ka dënuar refuzimin e votimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga Edi Rama dhe shumica socialiste.
Berisha e ka quajtur Ramën vasal të Vuçiçit, i cili nuk e votoi rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë për shkak të projektit serb Ballkanit të Hapur.
“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e genocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit Edi Rama për shkak të Ballkanit të Hapur është akti antikombëtar më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosove. Mohimi i genocidit është krim i shëmtuar”-shkruan Berisha.