Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohen se janë përdorur si përgjues, 2 britanikëve i sekuestrohen pajisjet në Rinas


Disa pajisje përgjimi u janë kapur dy shtetasve britanikë në aeroportin e Rinasit. Dyshohet se ato pajisje mund të jenë përdorur për përgjime të paligjshme në vendin tonë.

Dy britanikët, shtetasit P. T, 61 vjeç, dhe C.M 46 vjeç, me profesion inxhinierë, janë lënë të lirë. Ata kanë qendruar disa ditë në Shqipëri dhe para hetuesve ata kanë deklaruar se i kanë pasur për qejf pajisjet dhe nuk kanë bërë përgjime. Sipas tyre ato pajisje janë radiomarrëse dhe nuk kanë lidhje me përgjimet.

Pajiset janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në Laboratorin Shkencor të Policisë së Shtetit, ku do të kryet ekspertiza. Burime bëjnë me dije se ato janë me disa vale qe kane akses për ndërhyrje ne komunikime elektronike.