Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 28 kg kanabis në makinë, ndalohet 43-vjeçari në rrugën Tiranë-Kukës


Një 43-vjeçar është kapur në autostradën Tiranë-Kukës pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij ‘Ford’ u gjet një sasi prej 28 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në pranga ka rënë Martin Voci (Prenga), banues në Durrës i cili u ndalua në afërsi të tunelit të Thirrës.

Në kërkim është shpallur 32-vjeçari Ervin Lleshaj nga Mirdita, i cili dyshohet se shoqëronte nga pas të arrestuarin me një mjet ‘Nissan’.