Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt. Kështu tha të mërkurën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas më 1 Qershor, që shënon edhe Ditën e Fëmijëve.
Në këtë deklaratë sipas CNN, thuher se përveç vdekjeve dhe viktimave, të paktën 1 mijë e 937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, ndërsa 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Shifrat nuk janë “përfundimtare” pasi ato nuk përfshijnë viktimat në vendet ku sulmet janë në vazhdim dhe në ato qytete të pushtuara nga forcat ruse.
Ndërkohë, UNICEF tha se 3 milionë fëmijë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare brenda vendit, siç kanë më shumë se 2.2 milionë të tjerë që ndodhen aktualisht në vendet pritëse të refugjatëve.
Lufta ka sjellë “pasoja shkatërruese për fëmijët në një shkallë dhe shpejtësi të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha agjencia e OKB-së për fëmijët në një deklaratë.
UNICEF shtoi se gati dy të tretat e fëmijëve janë zhvendosur nga konflikti.