Pas dështimit të tre raundeve të para për zgjedhjen e presidentit, PS-ja mbledh të premten grupin parlamentar për emrin e kandidatit.
Tashmë shumica mund ta zgjedhë e vetme kreun e ri të shtetit pai i ka votat e nevojshme për ta bërë këtë.
Në tre ruandet e para kërkohen 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit e kësisoj edhe votat e opozitës ndërsa në dy raundet e tjera mjafton një shumicë e thjeshtë e votave, 71 të tilla ndërkohë që PS-ja ka 74.
Po si u mbërrit deri në raundin e katërt.
Çështja e presidentit të ri ka zhurmuash në korridoret e politikës prej muajsh, pas një përplasjeje të gjatë mes shumicës dhe kreut të tanishëm të shtetit, Meta.
PS-ja ka deklaruar formalisht disa kritere për kreun e ri të shtetit duke theksuar se nuk duhet t’i ngjajë Metës, të mos ketë ambicie politike si dhe të mos propozohet nga PD-ja që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo zhvilloi edhe një mbledhje më grupin parlamentar për emrin e kreut të ri të shtetit ku çdo deputet përzgjodhi tre emra por nga procesi nuk u dol me asnjë emër zyrtar.
Para fillimit të procedurave PD-ja e përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar Alibeaj deklaroi se presidenti duhet t’i përkasë opozitës pasi PS-ja e ka humbur legjitimitetin për të për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit. PD-ja madje përgatiti edhe një dokument që përcaktonte hapat dhe kriteret që duheshin ndjekur për kreun e ri të shtetit, dokument i cili nuk u mor parasysh nga PS-ja.
Pas disa takimeve mes përfaqësuesve të opozitës e atyre të shumicës u arrit në tavolinë një marrëveshje, për hapat e zgjedhjes së presidentit. Sipas marrëveshjesm, në tre raundet e para do ishte opozita ajo që do propozonte kandidatët mes PS-në që nuk do përfshihej fare por vetëm do i votonte në parlament nëse do merrnin mbështetjen e duhur.
Megjithatë duhet thënë se për zgjedhjen e presidentit në tre raundet e para, PS-ja nuk i kishte e vetme votat sipas Kushtetutës e kësisoj ‘lëshimi’ që i bëri në letër opozitës nuk kishte ndonjë kosto të madhe për të.
Pavarësisht kësaj një ditë pas marrëveshjes Alibeaj-Balla në tavolinë, demokrati e akuzoi homologun e tij për shkelje të marrëveshjes, ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke thënë se ajo ishte keqkuptuar nga Alibeaj dhe se PS-ja nuk kishte shkelur asnjë të tillë.
Përtej kësaj ai i kërkoi opozitës që të sillte emrat e saj në dy raundet e mbetura gjë që nuk ndodhur.
Paralelisht me këtë zhvillim, Komisioni i Rithemelimit deklaroi në disa qëndrime zyrtare se Alibeaj e grupi që ai përfaqëson nuk ishin mandatuar nga selia blu për negociata lidhur me presidentin e ri të vendit.
Zgjedhja e tij ka mbërritur në dy raundet e fundit dhe për këtë PS-ja nuk ka nevojë për votat e opozitës e mund ta zgjedhë e vetme presidentin. Në disa deklarata, deputetët e shumicës kanë deklaruar se do kërkojnë një president konsensual e të pranuar nga të gjitha palët ndërkohë që Alibeaj deklaroi para dy ditësh se kjo mundësi ishte humbur.
Të premten PS-ja mbledh grupin parlamentar për kandidatët për president e mbetet për t’u parë se cilët emrat do hidhen në tryezë e nëse ata do i përmbushin si kriteret e vendosura nga shumica ashtu edhe nga dokumenti i opozitës.