Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy personave në Korçë, 46-vjeçari qëllohet me sende të forta


Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi me iniciale E.B. ka goditur me sende të forta 46-vjeçarin S.D.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen nr. 13. Menjëherë pas ngjarjes, 46-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri ka marrë goditje në krah dhe në këmbë. Pas ngjarjes, autori është larguar, teksa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.