Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy persona në Durrës e Berat, akuzohen për vjedhje në Gjermani e Shqipëri


Dy persona janë arrestuar në Durrës e Berat pasi akuzohen për vjedhje.

Në Durrës ka rënë në pranga 30-vjeçari me iniciale A.L. i cili akuzohet për 23 vjedhje të kryera në Gjermani.

Ai ishte në kërkim e sipas policisë të ardhurat që fitonte nga vjedhjet i sillte në Shqipëri.

Në Berat ka rënë në pranga 25-vjeçari me iniciale F.S. i cili akuzohet se për vjedhjen e një sasie lekësh e një telefon celular të një qytetareje në rrugë.

Njoftimi

“Vihet në prangat 30-vjeçari i shpallur në kërkim për 23-vjedhje.

30-vjeçari i ka kryer vjedhjet në Gjermani dhe pas dokumentimit të ketyre vjedhjeve nga autoritetet gjermane, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri.

Shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman, më datë 04.06.2021, ka caktuar për shtetasin A. L., masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

“I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një shtetaseje, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.