Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Nuredini ka thënë se Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS-së


Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Hoxha thotë se në dëshminë e tij thuhet se Dumanit i kishte thënë një person i përfshirë në vrasje se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës në vitin 2017.

Nuredin Dumani ka shkuar deri aty sa ka thënë që një nga 3 personat më të fuqishëm sot në vend politikanë ka porositur vrasje për të vrarë vëllain e një deputeti. Vrasja është bërë. Këto jam dëshmi që duhen verifikuar. Unë kam rezerva.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 para fushatës elektorale në qarkun e Lezhës. Pas fushatës atje ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik të mazhorancës. Ka qenë edhe në këshillin bashkiak, është ekzekutuar. Por sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm.

Pra ishte vëllai i një deputeti të PS-së. Nëse kjo del e vërtetë kjo është shumë e rëndë. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë”-deklaroi Hoxha.

Ngjarja

48-vjeçari në atë kohë, Aleksandër Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen “Nënë Tereza” ose e njohur ndryshe “Kodër Marlekaj” në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 kur 2 ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët.

Më pas autorët kanë pasur mundësi të largohen, duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa. Duket se kjo gjë i ka ndihmuar autorët të largohen shumë shpejt dhe pa rënë në sy të forcave të policisë.