Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të zhvilluar për ish-Presidentin Bujar Nishani por ai ka dërguar me postë një kurorë në ceremoni.
Por kurora e dërguar nga Lulzim Basha është hequr menjëherë nga stafi.
Në video shihet se si largohet kurora e dërguar nga Basha menjëherë pas vendosjes.
Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shumë të tjerë.
Gazment Bardhi, Jorida Tabakun dhe Enkelejd Alibeaj ishin pjesëmarrës në ceremoni nga mbështetësit e Bashës.