Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me dy vite burg ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi


Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka dënuar me dy vite burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Për shkak se Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, atij i ulet dënimi në 1 vit e 4 muaj.

Tre të akuzuarit e tjerë, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, u dënuan me nga një vit burg.

Përpos dënimit me burg, Gjykata e Posaçme i hoqi Gëllçit dhe tre vartësve të tij të drejtën për të mos ushtruar funksione publike për 5 vite.

Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Dorian Matlija foli për gazetarët pas vendimit. “Është vendim i ndikuar nga nevoja për rezultate. Këtu mund të ketë e spekulantë nën rrogozë që janë të interesuar që Thoma Gëllçi të dënohet.”

Kujtojmë se ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar bashkë me tre anëtarët e komisionit të ofertave të lartpërmendur, të akuzuar për abuzim me tenderat.

Sipas SPAK-ut, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit “TVSH AGRO”. Tenderi me fond limit afro 87 milionë lekë është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi.