Aktivistja Evi Kokalari ka një ftesë publike për deputetin Belind Këlliçin, të cilin sëbashku me kolegë të tij të FRPD-së, e akuzon për lobim në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Përmes një postimi në Facebook, Kokalari i kërkon Këlliçit të bëjë transparencë dhe të japë llogari se pse FRPD, ka nëntë të rinj më shumë se sa kuota e kërkuar me statut në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve.
“Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s’ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë.
Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci.”– shkruan Kokalari.
Sipas saj, kjo trasparencë është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes për funksionet e rëndësishme drejtuese në PD.
KOMENTI I PLOTË
FTESË BELIND KËLLIÇIT PËR TRANSPARENCË
Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!
Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta.
Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi.
Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethëne 9 mbi kuotë e kërkuar me statut.
Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s’ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë.
Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci.
Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër.
E falenderoj paraprakisht!