Një çift të moshuarish janë grabitur gjatë natës së mbrëmshme në Vermosh, Malësi e Madhe.
Ata janë lidhur nga grabitësit e më pas janë plaçkitur. Të moshuarit e grabitur janë Tom Tinaje bashkëshortja e tij.
Mësohet se grabitësit janë përplasur me mjetin e tyre e më pas kanë marrë një mjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u larguar më pas drejt pikës kufitare të Grabomit.
Më pas ata dyshohet se janë futur në Malin e Zi pasi kanë braktisur makinën e grabitur.