Po zhvillohen sot homazhet në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një spital në Gjermani ku po kurohej.
Në homazhet për ish-kreun e shtetit morën pjesë personalitetet më të larta nga vendi e Kosova si dhe ambasadorë.
Në fjalën e tij presidenti Meta tha se pavarësisht largimit të parakohshëm e të papritur nga jeta të ish-presidentit Nishani, jeta e tij ishte plot me realizime në të gjitha fushat.
Po kështu Meta tha se Nishani punoi për integrimin e vendit në BE e NATO si dhe për mbrojtjen e Kushtetutës.