Një sasi tritoli është vënë në banesën e një efektivi policie në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri ku pranë murit të banesës së efektivit Pëllumb Vuka është vënë një sasi tritoli që ka shkaktuar dëme materiale.
Nga shpërthimi është dëmtuar edhe mjeti tip ‘Mercedes-Benz’ i parkuar në oborr.
Dyshohet se vënia e tritolit ka të bëjë me punën e tij si efektiv.