Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Aksidenti ndodhi tek kryqëzimi në afërsi të rrugës nr.3 të qytetit, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, mes tyre një i mitur. Ata janë transportuar për në spital.
“Më datë 02.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Sarandë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, automjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin L. R., 57 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. R. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit L. R., 54 vjeçe, P. R., 31 vjeçe, si dhe një shtetas i mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.”– bën me dije Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.