Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga selia e OKB-së: Shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare të vendosen përpara përgjegjësisë


Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin tradicional në mbledhjen e parë pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se lufta në Ukrainë ka paraqitur sfida për mbarë botën, mes të cilave përmend vënien përpara përgjegjësisë për krimet.

Ai theksoi se shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare duhet të vendosen përpara drejtësisë dhe se për këtë duhet të punojnë së bashku.

“Pas pak minutash do kem nderin të kryesoj një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies e drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, mbështetja e OKB, janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit.Dëmi shkatërrimtar për civilët përfshirë edhe nivelet alarmuese të pasigurisë ushqimore është një çështje shumë e rëndësishme.

Lufta në Ukrainë paraqet sfida për mbarë botën. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut te drejtësia. Siç e dimë çështja e llogaridhënies mbetet e rëndësishme.

Shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare duhet të vendosen përpara përgjegjësisë. Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive për të zmbrapsur agresionin.

Të forcohen mekanizmat e llogaridhënies, ta orientojmë vëmendjen tek viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet, për të vënë në vend të drejtën dhe dinjitetin e viktimave. Kemi parë shkelësit, të lihen të lirë pa pasoja, nuk duhet të lëmë askënd që të besojë që mund të kryej krime dhe mund t’ia hedh paq, kjo nuk duhet lejuar dhe as nuk duhet pranuar. Duhet të punojmë së bashku, llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit.”-tha kryeministri Rama.

Kujtojmë se mes shteteve afër Shqipërisë që nuk kanë dënuar sulmet dhe agresionin rus në Ukrainë është Serbia.